Drejtoria Komunale e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Ferizaj nga mbrëmë ka filluar aksionin e eliminimit të qenve të pazotë. Sipas zyrtarëve të kësaj drejtori aksioni do të zgjas gjashtë ditë dhe këtu do të përfshihen të gjitha rrugët dhe rrugicat e qytetit.”Aksioni do të fillojë nga ora 1 e natës e do të vazhdojë deri në orën 12 të mesditës”, është shprehur Safit Halili –drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Ferizaj.
Aksioni do të zhvillohet në të gjitha rrugët dhe rrugicat e qytetit të Ferizajt, por edhe në fshatrat e komunës sonë.
Zyrtarë të Drejtorisë Komunale të Bujqësisë dhe Zhvillimit, Rural në Ferizaj, me këtë rast u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes gjatë këtyre orëve sa do të zhvillohet aksioni për shkaqe sigurie, dhe ju bëjnë thirrje po ashtu qytetarët të cilët janë pronar të qeneve shtëpiak t’i mbajnë të mbyllur gjatë kohës sa është duke u kryer aksioni se mund të ekzekutohen nëse gjenden në rrugë.
Aksioni për eliminimin e qenve të pazotë do të bëhet për gjashtë ditë me radhë dhe do të zhvillohet në të gjitha rrugët dhe rrugicat dhe në fshatrat e Komunës së Ferizajt.