
Më këtë rast kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve Gafurr Bytyqi ka thënë se dëshmorët gjithmonë duhet përkujtuar për veprat e lavdishme që kanë bërë për lirinë e Kosovës të cilën po e gëzojmë ne sot. “Familja dhe populli duhet të jenë krenarë që i patën këta djem,përderisa shtoi se amaneti i tyre duhet çuar në vend”, tha Bytyqi.
Në këtë datë përkujtimi ,pranë varreve të dëshmorëve të UCK-së Fatmir Ratkoceri, Lutfi e Sylejman Haxhidema u vendosën edhe kurora me lule.
Ndërsa në fshatin Manastirc është mbajtur edhe dita e shkollës ku në të u fol për veprën dhe sakrificën e dëshmorëve të kësaj ane. Me këtë rast është mbajtur edhe një program i pasur kulturo-artistik.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, e bashkëpunëtorët e tij ka bërë homazhe në nderim të dëshmorëve Fatmir Ratkoceri, Lufti dhe Sylejamn Haxhidema të rënë në luftën e fundit.