Këtë të enjte është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politike dhe Financa
31/05/2012 00:00
Anëtarët e Komitetit për Politike dhe Financa janë mbledhur sot për të diskutuar rreth propozim vendimit për rishikimin e buxhetit për vitin 2012. Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë, Financave dhe Buxhetit Mustafë Grainca ka theksuar se mbështetur në ligjin e buxhetit për vitin 2012, gjithashtu duke u mbështetur në instruksionet e marrura nga Ministria e financave, organizata jonë buxhetore ka filluar procesin e rishikimit të buxhetit për vitin fiskal 2012. Drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë, financave dhe buxhetit Mustafë Grainca me të pranuar udhëzuesin për këtë proces, ka shpërndarë tek të gjitha Drejtoritë komunale shkresën me përmbajtje të instruksioneve për procesin e rishikimit, duke kërkuar që secila drejtori të paraqes pas një analize të bërë kërkesat për ndryshimet në buxhetin e tyre, të cilat më pas drejtoria e Financave do të inkorporoj në propozimin për ndryshimet në buxhet, por gjithnjë duke pasur parasysh edhe kufizimit e përshkruara në dokumentin për rishikim të buxhetit.
Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet nesër duke filluar nga ora 10. Zv.kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Ramdan Hasani , ka mbajtur mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.