Student, qytetar ,OJQ ,institucione të sigurisë dhe faktorë të tjerë relevantë sot qenë pjesë e një takimi për të dhënë idetë e tyre lidhur me dizajnimin e projektit “Korridoret e gjelbërta”,që pritet të realizohet nga UN –Habitat-i dhe komuna e Ferizajt.Qazime Vata ,drejtoreshë e Urbanizmit në komunën e Ferizajt tha se në këtë proces i domosdoshëm është involvimi i qytetarëve dhe grupeve të interesit.
Sipas drejtoreshës Vata ,zona e planifikuar për implementimin e projektit ambientalist “Korridoret e gjelbërta”përfshin një sipërfaqe nga Qendra e Kulturës në Ferizaj ,për të vazhduar tek hapësira sportive,duke pasur qasje edhe tek parku “Liria”si dhe te “Bifurkacioni”.
Zona e paraparë për krijim të hapësirave të gjelbërta në Ferizaj, u tha se do të dizajnohet si hapërsirë publike ,duke qenë në shfrytëzim të qytetarëve.
Komuna e Ferizajt dhe Zyra e UN-HABITAT-it në Kosovë para dusa muajsh patën nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, i cili parashihte që brenda tre vjetëve të ardhshëm, këto dy subjekte bashkërisht të financojnë katër projekte kapitale me rëndësi për komunën e Ferizajt.