Me këtë rast numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, pas takimit me drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta ka theksuar se ditën e parë të punës e ka filluar me mysafirë shumë të respektuar të cilët kanë bërë më së shumti për lirinë të cilën po e gëzojmë sot. “Ditën e parë të punës kam pritur mysafirë, drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, të cilët erdhën të me përgëzojnë për ditën e parë të punës dhe për mua ishte një emocion tejet i veçantë për faktin se këta përfaqësues të këtyre shoqatave e përfaqësojnë njerëz të shumtë, njerëz të kësaj kauze, njerëz që praktikisht kanë dhënë shumë për krejt historinë”, ka thënë kryetari Aliu, ndërsa ka shtuar se ky takim ishte një emocion i veçantë dhe ishte një nder mjaft i madh. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aiu me këtë rast ka dhënë edhe një porosi të qartë shoqatave të dala nga lufta se do të vazhdojë ti mbështes gjatë gjithë kohës.
Ndërsa kryetari Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Gafurr Bytyqi, ka falënderuar kryetarin Aliu për mbështetjen e dhënë. “Në emër të gjithë shoqatave të dala nga lufta, unë e falënderoj kryetarin Aliu për pritjen e bërë por edhe për përkrahjen që po bënë vazhdimisht”, ka thënë Bytyqi.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në ditën e parë të punës përveç shoqatave të dala nga lufta ka pritur, edhe të gjithë drejtorët e Drejtorive komunale, gazetarët, por edhe shoqërinë civile të Komunës së Ferizajt.