Në kuadër të këtij projekti, janë formuar Këshillet Rinore Komunale në 7 Komuna kryesore të Republikës së Kosovës. Ndërsa këtë të hënë në Ferizaj është mbajtur takimi i parë i Këshillit Rinor Komunal në Ferizaj, ku nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme kanë debatuar rreth disa çështjeve të cilat më së shumti i preokupojnë ata.
Hapjen e këtij takimi e ka bërë Erëmirë Berisha udhëheqëse e projektit “Votuesit e së ardhmes”, ndërsa trajnerja nga Komisioni Qendrore Zgjedhor për Komunën e Ferizajt, Shkurte Ratkoceri ka dhënë detaje rreth këtij procesi.
Si rezultat i këtij debati, nxënësit votuan për dy çështje për të cilat ata do të punojnë në ditët në vijim.
Në këtë takim u votua edhe për ekzekutivin e Këshillit Rinor Komunal, ku u votua për kryetarin, nënkryetarin, sekretarin dhe arkëtarin.
U bë e ditur se projekti “Votuesit e së ardhmes”zbatohet nga Instituti KIPRED dhe Universiteti shtetëror i Arizonës.
Në sallën e Kuvendit të Komunës është mbajtur trajnimi “Votuesit e së ardhmes”.