
Në anën tjeter mysafirët nga Zvicra, i kanë vlerësuar si të suksesshme kontaktet e para me drejtuesit e Ferizajt, të cilët edhe i ftuan për një vizitë në qytetin e tyre, duke thënë se shumë përvoja të suksesshme të Martignys do t’i bartin në Ferizaj.
Michael Hugon, drejtues i lartë i departamentit për rini, turizëm dhe shëndetësi i qytetit Martigny, theksoi se kontaktet e para tashmë janë vendosur dhe shpresojmë në bashkëpunimin e ndërsjell. Hugon ka thënë se drejtuesit e Ferizajt, kanë pranuar me kënaqësi vizitën në qytetin e tyre, nga e cia edhe do të konkretizohen fushat e bashkëpunimit."Ne do të ndihmojmë Ferizajn me ekprinecën tonë në fushën e turizmit ngase mësuam se ky qytet ka resurse" ka thënë Hugon
Në delegacionin zviceran merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të këtij qyteti.Ragip Limani, kryetar i komunitetit shqiptar në këtë komunë, ka thënë se delegacioni zviceran ka fituar përshtypje të mira nga kjo vizitë, ndërsa ka shpjeguar se është këtu për të thelluar bashkëpunimin me qytetet e Kosovës.
Skënder Haliti, veprimtar nga Ferizaj, i cili që shumë vite jeton dhe punon në këtë qytet të Zvicrës, ka thënë se fillimi është premtues dhe shpreson në këtë nismë ngase këto dy qytete kanë shumë të përbashkëta, duke filluar nga gjeografia e njëjtë e deri te potencialet ekonomike." Kemi zhvilluar një takim të frytshëm me drejtuesit e komunës, kemi parë një gatishmëri të tyre për të bashkëpunuar. Ne jemi të interesuar që në të ardhmen e afërt këto dy qytete të binjakëzohen dhe ta forcojnë edhe më shumë miqësinë. Qyteti Martigny do t’i ofrojë eksperienca të shumta zhvillimore Ferizajt, besojmë se detajet do të dihen pas vizitës që një delegacion i Ferizajt do t’i bëjë këtij qyteti" ka thënë Haliti, i cili nuk e fsheh faktin se në këtë qytet jetojnë dhe punojnë mbi 1000 qytetarë shqiptar, të cilët me punën e tyre kanë kontribuar në zhvillimin e tij.
Ky delegacion nga Zvicra, veç Ferizajt, ka vizituar edhe Skenderajn dhe planifikon të vizitoj edhe komunën e Lipjanit.
Komuna e Ferizajt ka mundësi të mësoj shumë nga përvojat e qytetit Martigny të Zvicrës, një delegacion i së cilit ka qëndruar të hënën në Ferizaj dhe ka takuar drejtuesit e pushtetit lokal.