Kryetari Aliu takoi drejtues të Bashkësisë Islame në Ferizaj
29/06/2012 00:00
Në këtë takim i cili është zhvilluar këtë të premte janë diskutuar çështje të shumta, në mes kryetarit të komunës Agim Aliu si dhe kryetarit të Bashkësisë islame të Kosovës në Ferizaj Fehmi Efendi Mehmetin me bashkëpunëtorë. Ata ndër të tjera e kanë përgëzuar kryetarin Aliu për postin e të parit të komunës. Në fund të këtij takimi u theksua se bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve do të jetë i pashmangshëm. Këtë të premte kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu është takuar me drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës në Ferizaj.