
Në ceremoninë e dorëzimit të këtij aparati morri pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me çrast ka theksuar se është jashtëzakonisht i kënaqur gjatë pranimit të aparatit hematologjik, i cili do të jetë në funksion të banorëve të fshatit Greme dhe fshatrave tjera për rreth.”Përkushtimi jonë është që të kompletojnë infrastrukturën e plotë bazike dhe ju e dini se ne jemi në kompletim të asaj infrastrukture me qendrën emergjente të mjekësisë primar. Po ashtu përkushtimi jonë është që të sigurojmë sa më shumë pajisje teknologji moderne që praktikisht hap rrugën, perspektivën që shërbimi ndaj pacientëve do të jetë në nivel edhe më të lartë”, ka thënë kryetari Aliu, ndërsa ka falënderuar edhe stafin e Qendrave të Mjekësisë Familjare për shërbimet që po i kryejnë ndaj pacientëve. “Unë ndihem krenar për faktin që ofrohen këto shërbime cilësore, ne do të jemi bashkë me juve në mënyrë që edhe në të ardhme këto shërbime të ngriten edhe më shumë dhe ne do të ju përkrahim për çfarëdo që keni nevojë”, ka theksuar kryetari Aliu.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Bashkim Hyseni, ka theksuar se aparati hematologjik ka një vlerë shumë të madhe. ” Ndihma e Caritasit ka ardhur në kohën më të duhur të mundshme kur po përpiqemi që këtë vend ta bëjmë me infrastrukturë të mirë përcjellëse”, ka thënë drejtori Hyseni.
Edhe drejtori i Qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Dr. Afrim Abazi, ka thënë se aparati hemtaologjik ka një rëndësi shumë të madhe. “Më parë e kemi pasur një aparat janë kryer analizat edhe më herët,mirëpo me këtë aparat analizat e të gjithë qytetarëve kryhen brenda 2 deri ne 3 minuta”, ka thënë Abazi.
Bëhet e ditur se vlera e aparatit hemtaologjik kap shumën mbi 6 mijë euro.
Falë Caritasit të Luksmeburgut, punkti shëndetësor në fshatin Greme u bë me një aparat hematologjik për analiza laboratorike.