
Sivjet testi i arritshmërisë 2012 do të mbikëqyret nga mësimdhënës të shkollave të mesme të larta.’’Monitoruesit janë punëtorët e shkollave të mesme të komunës së Ferizajt dhe besoj që përgatitjet janë bërë me kohë dhe gjithçka ,do të jetë në shërbim të nxënësve”, është shprehur Berisha.
Ndërkaq, në aspektin e arritjes së rezultateve të nxënësve në përmbyllje të kësaj shkalle të shkollimit , Berisha thotë se sipas monitorimeve në shkolla arritjet janë të kënaqshme dhe se priten rezultate të mira edhe në testin e arritshmërisë. “Rezultatet e testit të arrithshmërisë shpallen me 11 korrik në të njejtë ditë ata mund të fillojnë procedurat e regjistrimin në shkollim të mesëm. Ndërsa nxënësit të cilët janë të pakënaqur nga 11 korriku e kanë afatin e ankesave deri me 13 korrik”, tha Berisha.
Zyrtarët komunal të Arsimit në Ferizaj bënë të ditur se sivjet testit kombëtar të semimaturës do t’i nënshtrohen 2121 nxënës që përfundojnë klasën e nëntë, e që me këto rezultate t’i hapin rrugë vetes për shkollimin e mesëm të lartë.
Edhe semimaturantët e komunës së Ferizajt, gjatë ditës së nesërme do të përballen me një sfidë drejt shkollimit të mesëm ,duke iu nënshtruar testit kombëtar të arritshmërisë.