
Zv/kryeministri Petroviq, e ka vlerësuar këtë rast si krim, ndërsa ka kërkuar nga organet kompetente zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe vënien e kryerësve para drejtësisë."Ne jemi këtu që t’i shprehim ngushëllimet tona në emër të qeverisë së Kosovës dhe të shprehmi një protestë të fuqishme për këtë akt. Kërkoj zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti, me qëllim që të ndalen manipulimet dhe thashethemet që mund të dalin" ka thënë Petroviç, duke bërë me dije se për zbardhjen e rastit janë të angazhuar si organet ndërkombëtare të drejtësisë, ashtu edhe ato vendore.
" Qëndrimi juaj këtu do të thotë shumë për ne. Ne jemi pranë jush në këto çaste dhe ju do ta keni përkrahjen tonë. Ne i përkrahemi kërkesat tuaja që janë të drejta në këtë moment"u ka thënë Petroviç banorëve serbë të Talinocit, të cilët edhe përkundër kësaj ishin këmbëngulës në largimin nga ky lokalitet.
Edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka shprehur ngushëllimet e tija në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Ferizajt, për këtë vrasje, duke folur fjalë të mira për të ndjerin Millorad Jevtiç, i cili kishte qenë lider i fshatit dhe bashkëpunëtorë i mirë. Aliu ka thënë se te ai kishte parë njeriun bashkëpunues dhe mjaft veprues." Familjarëve dhe miqve të çiftit Jevtiq u shprehi ngushëllimet e mia dhe të qytetarëve të Ferizajt. Me të ndjerin jam takuar para dy ditësh dhe kemi biseduar për problemin e ujit dhe problemet tjera, ka qenë bashkëpunëtorë i mirë. Si pushtet lokal jemi të interesuar që sa më shpejtë të zbardhet ky rast, ngase Talinoci ka qenë një storie e mirë e suksesit dhe kthimit të qëndrueshëm të të zhvendosurve serbë" ka thënë Aliu.
Në anën tjerë policia rajonale e Ferizajt, ka bërë të ditur se është duke i vazhduar hetimet. Drejtori Rajonal i Policisë së Ferizajt, majori Gazmend Hoxha, ka përmendur dy pista hetimi që është duke i zhvilluar policia, njësiti hetues për krime të rënda. Ai ka thënë se në këto dy pista hetimi, janë të involvuara të dyja komunitetet dhe lidhen me konteste pronësore që ka pasur i ndjeri. Deri më tani kemi kryer dy bastisje, një në Talinoc dhe një në Ferizajt, kemi intervistuar pesë persona, ndërsa nuk ka asnjë të arrestuar" ka shpjeguar Hoxha, i cili ka pranuar se viktimat janë qëlluar më nga një plumb të kalibrit 7.62 mm.
Mësohet se i ndjeri Millorad Jevtiç, ka pasur disa konteste pronësore, bile dje ndaj tij, një të tillë e kishte hapur në polici një bashkëkombës i tij për shfrytëzim të pronës. Zyrtarët e lartë qeveritar gjatë vizitës në Talinoc, shumë herë u zunë ngushtë nga përfaqësuesit serbë të mediave, të cilët kërkonin që efikasiteti i hetimeve të lidhet me kërcënimin për të dal nga qeveria, apo kërkesa për dorëheqjen e ministrit për Kthim dhe Komunitete, ngase tashmë këso raste po ndodhin shpesh, gjë që për zyrtarët qeveritar këto kërkesa nuk i kontribuojnë zgjidhjes së problemeve dhe krijimit të një ambienti të qetë për të gjithë.
Të shtunën në mesditë vendin e vrasjes dhe banorët serbë të këtij lokaliteti i vizituan zv/kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Slobodan Petroviç, ministri për Kthim dhe Komunitete, Radoica Tomiç dhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.