
Ndërsa që nga dita e djeshme kompetenca shtesë komuna e Ferizajt, ka marr edhe në lëshimin e certifikatave të të biznesit. “Të interesuarit që aplikojnë i pajisëm edhe me numër fiskal të cilët deri tani janë lëshuar nga Ministria e Financave dhe nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe po ashtu edhe me kërkesën e palës ne e lëshojmë në të njëjtën kohë edhe certifikatën e TVSH-së, pastaj edhe certifikata ku ju lejohet edhe eksporti, por kjo varet edhe nga kërkesa e aplikuesit në rast se ai kërkon”, ka thënë numri një i Drejtorisë së Ekonomisë, Financave dhe Buxhetit Mustafë Grainca.
Kjo është një lehtësi shtesë për të gjithë ata që dëshirojnë të krijojnë një afarizëm të shëndoshë.
Afaristët e komunës së Ferizajt tash e tutje numrin e tyre fiskal mund ta marrin edhe në qytetin e tyre.