
Me këtë rast Ismet Salihu, nga Instituti për krime të luftës, kryetarin Aliu, e ka njoftuar në detaje rreth misionit të këtij institucioni. “Misioni ynë, detyra jonë është që këtë fazën e parë të punës sonë, t’i vizitojmë të gjitha komunat të gjithë kryetaret e komunave, në mënyrë që ne të grumbullojmë të dhëna të sakta në nivel të vendit për krimet që janë bërë nga okupatori serb”, ka thënë Ismet Salihu, udhëheqës i këtij institucioni, duke shtuar se ky është një obligim moral dhe intelektual.” Pasi t’i mbledhim këto shënime, misioni është që t’i botojmë në gjuhën shqipe në gjuhën serbe dhe atw angleze në mënyrë zyrtare dhe shkencore”, ka thënë Salihu.
Në anën tjetër kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të mundohet t’ju del në ndihmë për çdo informacion që është i nevojshëm për ta. “Ne si institucion i komunës do të mundohemi që t’ju dalim në ndihmë për çfarëdo që keni nevojë”, ka thënë Aliu.
Instituti për krime të luftës, deri më tash ka vizituar komunën e Gjakovës, atë të Pejës, Vushtrrisë, Mitrovicës, komunën e Ferizajt si dhe atë të Kaçanikut.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, këtë të mërkurë në një takim ka pritur zyrtarë të Institutit për krime të luftës. Në këtë takim janë diskutuar çështje të rëndësishme sa i përket krime të luftës në Kosovës, e posaçërisht edhe në Komunën e Ferizajt.