Konform nenit 17 pika H të ligjit për vetëqeverisje lokale, numër.03/L040 të datës 20 shkurt 2008 dhe nenit 5.D të ligjit për arsim në komuna .numër.03/L-068 të datës 21 maj 2008 Drejtori i Drejtorisë së Arsimit me datën 12.07.2012 mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrimi i nxënësve në klasë të dhjeta për vitin shkollor 2012/2013 të bëhet konform konkursit të MASHT të datës 12.07.2012 përpos në shkollat profesionale do të vazhdojë regjistrimi më 17 dhe 18 korrik 2012, shpallja e rezultateve më 19 korrik në shkollat profesionale.
2. Numri i nxënësve nëpër paralele duhet të jetë 37 nxënës.
3. Fëmijet e dëshmorëve regjistrohen pa kritere, por duhet të sjellin me vete dokumentin dëshmues.
4.Pagesa e nxënësve që konkurrojnë për regjistrim të jetë 2 €
5.Pas përfundimit të regjistrimit të gjithë drejtorët e shkollave janë të obliguar të sjellin raport me shkrim lidhur me numrin e nxënësve të regjistruar si dhe shpenzimeve tjera
Me respekt
DA-Ferizaj
Vendim për regjistrimin e nxënësve ne klasë të X për vitin shkollor 2012-2013