Në këtë mbledhje janë diskutuar pikat e rendit të ditës të parapara për mbledhjen e Kuvendit të Komunës që do të mbahet me 23 korrik. Në këtë mbledhje të gjithë anëtarët e komitetit janë pajtuar që në mbledhjen e radhës të diskutohen këto pika të rendit të ditës: Dhënia e betimit të një anëtari të ri të Kuvendit të Komunës, zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, Korniza Afatmesme Buxhetore 2013-2015, Propozim vendim për shndërrimin e tokës bujqësore në atë ndërtimore për ngastrën kadastrave 285/2 si dhe pyetje dhe kërkesa të tjera.
Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, do të mbahet me 23 korrik 2012, duke filluar nga ora 10:00.
Këtë të premte është mbajtur mbledhja e gjashtë zyrtare e Komitetit për Politikë dhe Financa e Kuvendit të Komunës së Ferizajt.