Në këtë kamping morën pjesë tri grupe fëmijësh dhe kategorish sociale me nga 65 fëmijë. Për këtë vit në kamping janë përfshirë 1: fëmijët e dëshmorëve,invalidëve dhe veteranë të luftës së UÇK-së , 2. fëmijët e shkollave “Gjon Sereçi” dhe “Ahmet Hoxha” dhe 3. personat me aftësi të kufizuara të të gjitha kategorive.
Në ceremoninë përmbyllëse të emërtuar “Nata e zjarreve”, e cila u organizua mbrëmë në Jezerc morri pjesë edhe zv.ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Fatmir Shurdhaj i cili e vlerësoi lart nivelin e organizimit dhe rëndësinë e këtyre formave të socializmit të kategorive të ndryshme.
Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë dhe mirëqenies sociale Bashkim Hyseni në emër të kryetarit të komunës Agim Aliu, i ka përshëndetur të pranishmit dhe ka thënë fjalë miradije për menaxhimin shumë të suksesshëm të këtij kampingu i cili kaloi pa asnjë incident me të voglin të mundshëm .
Ndërkaq Bashkim Haxhimusa nën udhëheqjen të cilit është mbajtur kampingu i ka njoftuar të pranishmit me shënime të detajuara rreth kampingut, aktiviteteve, donatorëve të cilët i ka falënderuar me mirënjohje dhe e ka ngritur edhe kësaj radhe idenë që kjo shkollë fillore në Jezerc të transformohet në qendër rekreative sportive në të ardhmen, duke shërbyer si e tillë gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në pushime verore.
Përfundimisht edhe ky kamping për këtë vit është përmbyllur si mjaft i suksesshëm dhe efektiv konform destinimit. Kampingu Jezerci 2012 mbahet për të gjashtën here më radhe.
Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliut, për të gjashtën herë me radhë është mbajtur kampingu veror “Jezerci 2012”, nën menaxhimin e Bashkim Haxhimusës, udhëheqës në sektorin e sporteve në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.