Që nga dita e djeshme ka filluar rindërtimi i kadastrit i katër zonave në Varosh, Komogllavë, Neredime dhe në Fshatin e Vjetër. Drejtoresha e Drejtorisë Komunale e Urbanizmit, Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Qazime Vata, ka theksuar se ky projekt është i një rëndësie shumë të madhe. “Takimet kanë filluar që nga mbrëmë, janë takime informuese me qytetarët, ndërsa takimin e parë e kemi pasur në Nerodime, ku janë informuar me punët të cilat do të kryhen, por edhe sa i përket rindërtimit dhe përfitimit që mund të kenë vet qytetarët”, ka thënë Vata.
Rindërtimi i kadastrit financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore, ndërsa fituese e këtij projekti është edhe komuna e Ferizajt.
Drejtoria Komunale e Urbanizmit, Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit në Ferizaj, ka filluar rindërtimin e kadastrit, projekt ky i një rëndësie të madhe.