
Nga ana tjetër drejtori i Drejtorisë së Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit në Ferizaj Ardian Ferizi, ka theksuar se ky është asfaltimi i parë që po bëhet këtë vit në komunën e Ferizajt, në kuadër të shumë projekteve që po realizohen.”Është rrugë e cila lidh përveç banorët e këtyre lagjeve do të lidh edhe me dy magjistralet me ata Gjilan dhe Ferizaj- Shkup edhe do të lehtësojë të gjitha lëvizjet e qytetarëve dhe jetët e tyre”, ka thënë Ferizi.
Rruga në fjalë ka një gjatësi prej 2 kilometra. U bë e ditur se shumë shpejt do të asfaltohen edhe shumica e rrugëve së shpejti do të asfaltohen.
Është bërë asfaltimi i rrugës së fshatit Bibaj -Fshatit i Vjetër, projekt ky i një rëndësie shumë të madhe. Për të parë nga afër asfaltimin e kësaj rrugë ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu si dhe drejtori i Drejtorisë së Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit Ardian Ferizi.