
Numri një i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se me rishikimin e buxhetit pas miratimit nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe më rishikim të buxhetit edhe në komuna, Ferizajt praktikisht është përfituesi më i madh me rishikim të buxhetit.”Tashmë vlera e përfitimit do të jetë mbi 3 milion euro, që ne e kemi fituar nga këto projekte dhe shumica e këtyre projekteve janë edhe projekte dy vjeçare, siç është edhe projekti i Urës së Islamit deri tek Bashkimi i dy Lumenjeve, por janë edhe disa projekte siç janë disa nënkalime dhe mbikalime që ne i kemi në shqyrtim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe ne do të shohim mundësit e realizimit të këtyre projekteve. Jemi në bashkëpunim të mirë më ministrinë dhe do të shqyrtojmë mundësinë që të realizojmë edhe projekte të reja”, ka thënë Aliu.
Kryetari Aliu është ndarë i kënaqur edhe me cilësinë e punimeve që po bëhen në projekte të shumta të qytetit të Ferizajt. Ai ka theksuar se cilësia është rritur dukshëm në bazë të inspektimeve që po janë të shpeshta nga ana e komunës, por edhe nga operatori i jashtëm që vazhdimisht bënë përcjelljen e këtyre projekteve.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu si dhe drejtori i Drejtorisë së Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit në Ferizaj, Ardian Ferizi kanë inspektuar nga afër punimet që po realizohen në rregullimin dhe asfaltimin e rrugës nw Slivovë, rrugë kjo e cila lidh fshatin Dremjak dhe Mollopolcin.