Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollore, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, së bashku me zv.ministrin e Ministrisë së Arsimit, Nehat Mustafën dhe drejtorin e Drejtorisë komunale të Arsimit në Ferizaj Agim Berishën kanë dhuruar sot Abetaren unike për nxënësit e klasës së parë të shkollës fillore “Jeronim de Rada” në Ferizaj.
Numri një i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me këtë rast është shprehur se kjo Abetare unike do para nxënësve do të paraqesë gëzimin më të madh dhe më të paharruar të fillimit të rrugëtimit të betejës për dije me Abetaren e re unike. “Është kjo hera e parë që këto yllka dhe fatosat po kapin librat për të nxënë dijen e tyre dhe ky vit është vit i veçantë dhe do të jetë një privilegj i veçantë për faktin se që pas gjithë asaj ecje dhe historie që ka pasur populli shqiptar, për herë të parë do të mësojnë me Abetaren unike me Abetaren e cila do të jetë në gjithë trojet shqiptare”, ka thënë Aliu
Abetarja e re, pos ilustrimeve atraktive me përmbajtje nga bota fëmijërore, përcjellë elemente të fuqishme të identitetit kombëtar. Gjithë kjo procedurë e të mësuarit të abetares së re është e përfshirë në ‘librin e mësuesit’ që do t’i bashkëngjitet abetares.
Projekti për Abetaren e përbashkët mbarëshqiptare është vlerësuar si një projekt historik, që paraqet sakrificën dhe rezultatin e qindra atdhetarëve dhe intelektualeve të sakrifikuar për udhën e diturisë që nga koha e Skënderbeut e deri tash.
Me këtë rast drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Ferizaj, Agim Berisha tha se sivjet në çdo rrafsh janë përgatitur për një mbarvajten të procesit mësimor.
E në anën tjetër, Servete Hajrullahu, drejtoresh e shkollës “ Jeronim de Rada”në Ferizaj, shkollë kjo më e ngarkuara ne qytete, ngase punon me tri ndërresa uroi të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor.
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu si dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit Agim Berisha, kanë vizituar shkollën fillore “Ismajl Qemajli”, në Prelez të Jerlive, shkollë kjo e cila për katër vjet radhazi ka zënë vendin e parë në testin e arritshmërisë, si dhe gjatë ditës kanë vizituar po ashtu edhe shkollën fillore “Vezir Jashari” shkollë kjo e cila është renditur në vendin e dytë sa i përket testit të arritshmërisë. Ndryshe në komunën e Ferizajt këtë të hënë mësimin e filluan 37 shkolla fillore dhe 7 të mesme,derisa procesi i regjistrimit në klasat e para u tha se po vazhdon ende, sikurse që po vazhdon edhe në dy shkolla të mesme, atë teknike dhe shkollën bujqësore.
Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, për nxënësit të cilët filluan klasën e para shpërnda abetaren unike.