Drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë, Financave dhe Buxhetit, Mustafë Grainca hapi takimi duke përshëndetur përfaqësuesit e UBT-së të kryesuar nga presidenti i saj prof. dr. Edmond Hajrizi , në emër të kryetarit të komunës Agim Aliu dhe njëherit kërkoi nga përfaqësuesit e operatorit ekonomik që të prezantojë para drejtorëve të Drejtorive konceptin, metodologjinë e hartimit të strategjisë së zhvillimit ekonomik, i cilësuar si një dokument tejet i rëndësishëm për jetën institucionale, si dhe dokument strategjik për jetësimin e vizionit për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të komunës sonë.
Nga ana tjetër prof. dr. Edmond Hajrizi, prezantoi para drejtorë të drejtorive metodologjinë e hartimit të strategjisë së zhvillimit ekonomik, po ashtu prezantoi edhe modele të ndryshme të strategjive të cilat janë në funksion në vende të ndryshme të Evropës.
Në fund të takimit dakordua se që nga java e ardhshme të fillohet konkretisht zhvillimi i aktiviteteve mbështetur në metodologjinë e prezantuar nga grupet punuese tashmë të formuara si nga operatori ekonomik po ashtu edhe nga komuna jonë.
Drejtorët e drejtorive të Administratës së komunës së Ferizajt, u takuan me përfaqësuesit e operatorit të përzgjedhur për hartimin e strategjisë së zhvillimit ekonomik të komunës sonë, në afatin 5 vjeçar.