Sipas zyrtarëve komunal në total kjo rritje do të peshoj për 300 000 euro me shumë. Drejtori i drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Buxhet, Mustafë Grainca, theksoi se rregullorja e re e miratuar së fundi nga Kuvendi komunal, është në harmoni të plotë me Ligjin për vetëqeverisjen lokale, Ligjin mbi financat lokale e sidomos me Ligjin për tatimin në Pronë, në bazë të së cilit, kufiri minimal i normës tatimore është ngritur nga 0.05% në 0.15% të vlerës së pronës për të cilën paguhet tatimi."Në komunën e Ferizajt deri tani për shtëpitë, banesat, pronat bujqësore, objektet rezidente, garazhet, paguhej tatimi prej 0.09% e vlerës së tyre për metër katror. Sipas rregullores së re të tatimit në pronë, pronarët do të paguajnë 0.15% të vlerës së pronave, të ndara në pesë zona, të cilat përfshijnë lagjet e Ferizajt dhe fshatrat" theksoi Grainca.
Marrë në tersi lëvizja e këtij kufiri ka bërë që në total ngritja të jetë në masën e 66% ose rritja vjetore kap shumën e 300 000 eurove. Grainca shpjegon se për vitin 2012 vlera vjetore e shumës së tatimit në pronë është 1.2 milion, ndërsa për vitin e ardhshëm kjo vlerë do të jetë 1.5 milion euro, më e madhe për 300 mijë euro.
"Të gjitha mjetet e grumbulluara nga të hyrat e tatimit në pronë ekskluzivisht do të shkojnë për projektet kapitale. Në këtë mënyrë qytetarëve do tu kthehen këto mjetet përmes projekteve kapitale që do të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës" theksoi drejtori Mustafë Grainca.
Bëhet e ditur se vlera e tatimit në pronë për objektet industriale dhe afariste nuk ka pësuar ndryshim, ajo sillet në masën e 0.22%.Ndryshimi i tarifave tatimore të parapara në rregulloren e re, nxiti edhe reagimin e opozitës në seancën e fundit të kuvendit të Ferizajt për tarifat të larta, gjë që pozita vlerësoi se kjo është bërë në harmoni me Ligjin për tatimin në pronë të miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe se në këtë çështje komuna ka qenë e pa fuqishme të bëjë më shumë.
Tatimi në pronë në Komunën e Ferizajt, vitin e ardhshëm do të jetë më i lartë se gjatë viteve të deritashme.