E tashmë që Ferizaj është në prag të realizimit të Festivalit tradicional të Teatrove të Kosovës, kryetari Aliu ofroi përkrahjen e plotë të qeverisë lokale për organizimin e këtij evenimenti.
Ndërsa , regjisori i shfaqjes “Frigoriferi”në të cilën luajnë Dardana Mehmeti dhe Nexhat Xhokli, Fatmir Hyseni njëherësh edhe drejtor i Teatrit profesional “Adriana” tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për edicionin e 42 –të të Festivalit të Teatrove.
E derisa bëhet fjalë për dramën “Frigoriferi” të autorit Naser Shatrolli, aktorët e kësaj shfaqjeje, Dardana Mehmeti dhe Nexhat Xhokli,ndjehen të privilegjuar me ftesën e Festivalit të Tiranës.
E regjisori Fatmir Hyseni,shpreson se Ferizaj do të përfaqësohet denjësisht në Festivalin e Tiranës.
Ndërkohë, drejtues të Teatrit të Ferizajt, ndonëse të kënaqur me përkrahjen e institucioneve komunale, shprehën shqetësimin se teatri po punon me buxhet të paktë dhe pa konsolidim të stafit, çështje këto të cilat sipas kryetarit të Ferizajt Agim Aliu do të zgjidhen, edhe pse me vështirësi që mbase nuk mund të tejkalohen lehtë. Aliu në mes tjerash tha se vitin e ardhshëm sektori i kulturës do të ketë 40% më tepër subvencione për zhvillimin e aktiviteteve.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu priti sot në një takim një pjesë të ekipit të shfaqjes “Frigoriferi” të teatrit profesional, ”Adriana”në Ferizaj, për t’i përgëzuar për sukseset e arritura, si dhe për t’iu uruar mbarësi gjatë përfaqësimit të Ferizajt në Festivalin mbarëkombëtar të teatrit në Tiranë.