Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, janë mbledhur këtë të premtë për të diskutuar pikat e rendit të ditës për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës.
Në këtë mbledhje janë diskutuar këto pika të rendit të ditës: Rekomandim i komisionit për dhënie në shfrytëzim të pronës së komunës, Propozimi për miratimin e Draft- Rregullores për Përcaktimin e Kushteve dhe Kritereve për Dhënien me Qira të Banesave në Pronësi të Komunës, Propozim për miratimin e vendimit, për emërtimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në Ndërmarrjen Publike KRM” Pastërtia”SH.A, Propozim për miratimin e vendimit, për emërtimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në Ndërmarrjen Publike KRUK ”Bifurkacioni ”, Propozim për miratimin e vendimit, për emërtimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në Ndërmarrjen Publike ”Stacioni i autobusëve”- Ferizaj si dhe Propozim Vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm për ngastrën kadastrale nr.402/1 .
Në këtë mbledhje janë diskutuar pika të shumta të rendit të ditës