Sipas drejtoreshës së Drejtorisë së Urbanizmit në Ferizaj, Qazime Vatës ky projekt është i një rëndësi tejet të madhe dhe me të cilin synohet rregullimi i hapësirës nga Palestra e sporteve, Parku i Lirisë e deri tek Bifurkacioni i lumit Nerodime.
Projekti në fjalë është në kuadër të programit të UN-Habitatit për mbështetjen e komunave në Planifikimin Hapësinor, financuar nga Sida. Për këtë qëllim komuna e Ferizajt së bashku me UN-Habitat-i kanë identifikuar kohë më parë këtë projekt, i cili ka për ka për qellim ndërlidhjen e peizazhit urban (zonës së ndërtuar) me hapësirat mjedisore të gjelbra, hapësirat sportive, hapësirat publike dhe hapësirat shkollore në zonë etj.
Kjo punëtori është organizuar pas një takim që ka mbajtur komuna e Ferizajt së bashku me Un-habitatin për marrjen e ideve të qytetarëve lidhur me këtë projekt ku pastaj idetë i janë dhënë kompanisë ”Pro-art-ing” ku kjo kompani gjatë kësaj punëtoria prezantuar tre skenarët e paraqitur në këtë punëtori.
Ky projekt synon që Ferizajn ta bën me lum të hapur, duke e rregulluar shtratin e një dege të bifurkacionit të lumit Nerodime si dhe të krijojë një zonë të gjelbërt, fare pranë qytetit të Ferizajt.
Në një takim të organizuar nga UN-habitati në bashkëpunim me Drejtorinë e Urbanzimit në Ferizajt, është mbajtur një punëtori një ditore për të paraqitur skenarët e dizajniturban për projektin “Korridoret e gjelbërta”.