Këtë të enjte është mbajtur një diskutim publik ku është diskutuar rreth rregullimit të qendrës së qytetit. Hapjen e këtij debati e ka bërë Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ku ka theksuar se ky projekt është i një rëndësie të jashtëzakonshme. “Qendra e qytetit i takon të gjithë qytetarëve të Ferizajt dhe ne e kemi një ide dhe ne kemi një propozim se si do të duket qendra e qytetit dhe praktikisht idea dhe propozimi ynë është që ajo të jetë, taman një bulevard i qytetit të Ferizajt, ashtu siç e meriton qytetin i Ferizajt”, ka thënë Kryetari Aliu, duku theksuar se Ferizaj, është qyteti i tretë në Republikën e Kosovës dhe meriton të ketë një bulevard.
“Qytete e mëdha , qytete evropiane do si do duhet të kenë një bulevard, një hapësirë e cila do të manifeston rehatinë, qetësinë, sigurinë e të gjithë qytetarëve. Ne jemi përpjekur që përmes arkitektëve të bëjmë një propozim, por gjithsesi kemi dashur një pjesë e këtij kontributi, sado që kjo është shumë punë profesionale”, është shprehur Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aiu.
Nga ana tjetër qytetarët e pranishëm në këtë debat, e kanë përkrahur prezantimin e këtij plani, duku theksuar se kjo bëhet në të mirë të të gjithë qytetarëve.
Projekti i bulevardit të qytetit është duke u zhvilluar në kuadër të implementimit të planit rregullues të qendrës së qytetit, i cili plan parasheh mbylljen e rrugës kryesore për qarkullimin e automjeteve duke ofruar hapësirë të lire për qarkullimin e këmbësorëve, ambient për pushim dhe aktivitete për qytetarët. Synimi i Komunës është që ta urbanizojmë qytetin duke ofruar hapësira sa më të përshtatshme dhe të sigurta për qytetarët
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, këtë të enjte ka organizuar diskutim publik për projektin e rregullimit të qendrës së qytetit.