
Hapjen e Festivalit e ka bërë zv/ministri i Kulturës, Hajdin Abazi, i cili ka folur për Riza Bllacën dhe këngën e tij frymëzuese ndër breza, e cila këngë mbajti të gjallë shpirtin liridashës. Ndërsa për vlerat e këngës së tij rapsodike ka folur prof.dr. Mehmet Rukiqi.
Këngët janë përcjell me duartrokitje nga të pranishmit në pallat. Përveç rapsodëve të shquar shqiptarë, me valle janë prezantuar edhe valltarët e AKV "Kastriotët" ndërsa këtë festival të veçantë e ka bërë interpretimi brilant i aktorit të shquar, Qun Lajçi.
Në këtë revy folklorike kanë qenë të pranishëm shumë figura nga jeta publike e vendit.
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliut, është mbajtur ky festival.