Zyrtarë të Komunës së Ferizajt thonë se përgatitjet në sistemin e ngrohjes janë bërë qysh herët dhe sipas tyre ,edhe ato shkolla ,të cilat kanë pasur nevojë për ndërhyrje në këtë drejtim,tashmë janë të kompletuara në këtë segment.
Megjithatë sipas drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Agim Berishës një problem i theksuar ,është në shkollën e fshatit Komogllavë , shkollë të cilës,nga persona të pandërgjegjshëm i janë dëmtuar gypat përmes të cilëve shpërndahet ngrohja.
E , mes tjerash merret vesh se përveç shkollës së fshatit Jezerc, të gjitha objektet e tjera arsimore, sistemin e ngrohjes e kanë me dru.
Në komunën e Ferizajt, funksionojnë 37 shkolla të mesme të ulëta dhe 7 shkolla të mesme të larta.
Me të nisë sezoni dimëror ,edhe shkollat e Komunës së Ferizajt merret vesh të jenë furnizuar mirë me lëndë djegëse.