
Por, megjithatë qytetarët kanë paraqitur drojën e tyre se pronat e tyre private mund të preken në rast të disa intervenimeve që mund t’i bëjë komuna me të filluar realizimin e zgjerimit të magjistrales në fjalë. Me theks të veçantë, shqetësim kanë shprehur edhe pronarët e bizneseve të cilat afarojnë përskaj magjistrales.
Ndërkohë Ardian Ferizi, drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim në Ferizaj tha se zgjerimi i rrugës do të bëhet aty ku fillon edhe zona urbane.
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Planifikimi, Zhvillimit dhe Rindërtimit Ardian Ferizi, i cili bashkëbisedoi gjatë gjithë kohës me qytetarët në këtë debat ,tha se të gjitha kërkesat e qytetarëve do të merren parasysh deri sa projekti të mund ta përballoj ndryshimin .
Projekti për zgjerimin e magjistrales pritet të fillojë nga fundi i vitit 2013 apo në fillim të vitit 2014.
Ndryshe, zgjerimi i rrugës përgjatë magjistrales Prishtinë-Shkup është paraparë të bëhet për 26 metra gjerësi.
Në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është debatuar për draft-planin e parë për zgjerimin e magjistrales Prishtinë-Shkup.