
Ndërsa,pas një kohe,sot u mbajt një mbledhje me kryesuesit e Komiteteve të Kuvendit komunal,e në prani edhe të zyrtarëve të OSBE-së,ku takimi doli me një plan pune dhe agjendë të aktiviteteve të Komiteteve gjatë vitit vijues. “Ishte një takim i paralajmëruar dy muaj më herët,jemi marrë vesh që komitetet të hartojnë një plan pune për vitin e ardhshëm ,të kenë rregulloret dhe të përpilojnë agjendë”,tha Zariqi.
Kryesuesi i Kuvendit komunal të Ferizajt,Xhavit Zariqi,mosfunksionimin e denjë të komiteteve komunale ia referoi edhe mospagesës së deritanishme të anëtarëve të komiteteve,problem ky që tanimë është zgjidhur. “Arsyet ndoshta mund të kenë qenë që komitetet nuk janë paguar për punën e tyre,por me një vendim të marrë nga Kuvendi,për cdo mbledhje të mbajtur anëtarët do të marrin mjete”.
Në Kuvendin komunal të Ferizajt funksionojnë 6 komitete.
Në kuadër të legjislacionit komunal të Ferizajt funksionojnë komitete obligative dhe joobligative si dhe ato konsultative ,roli i të cilave mbështetet në adresimin e rekomandimeve tek organet më të larta të komunës për zgjidhjen e ndonjë çështjeje të caktuar.