
Mirëpo Mustafa ruan modestinë dhe nuk shprehet se kjo është orkestra e parë në historikun e Ferizajt. Ai ka thënë se përpjekje për t’u themeluar Orkestra e qytetit ka pasur ndër vite duke filluar që nga Lorenc Antoni në vitin 1941. “Prej atëherë ka pasur përpjekje dhe ka pasur formacione të orkestrës, por tash ajo do të jetë komplete”, ka thënë Mustafa. Tash për tash sipas Mustafës mungonte një piano si dhe disa instrumente harkore, për ta kompletuar Orkestrën. “Por pasi i kemi instrumentistët besoj se edhe për instrumente do të gjendet zgjidhja”, ka përfunduar Mustafa.
Orkestra e qytetit të Ferizajt do të mëtojë t’i mbulojë të gjitha aktivitetet muzikore, duke filluar që nga koncertet simfonike e deri te organizimet e llojit të festivaleve. Bërthamë e kësaj Orkestre do të jenë nxënësit dhe pedagogët e shkollës së mesme të muzikës “Çesk Zadeja”.
Orkestra e qytetit të Ferizajt do të mëtojë t’i mbulojë të gjitha aktivitetet muzikore, duke filluar që nga koncertet simfonike e deri te organizimet e llojit të festivaleve.