Numri një i Ferizajt ka parë nga afër punën që po bën ekipi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, i cili trajton të sëmurët në terren. Më pas ka vizituar edhe institucionet e shëndetësisë primare në Ferizaj, për të takuar mantelbardhët e pacientët e rastit dhe për t’i përgëzuar për angazhimin e tyre të përditshëm.
Kryetari Aliu është ndarë i kënaqur nga kjo vizitë, ndërsa ka thënë se me punën dhe përkushtimin që po tregojnë mjekët dhe udhëheqësit e institucioneve shëndetësore, në një mënyrë arsyetojnë edhe investimet që ka bërë komuna e Ferizajt viteve të fundit, në funksion të ngritjes së cilësisë së shërbimeve.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka qëndruar të mërkurën në familjen e Fadil Hazirit në Dremjak të Ferizajt, i sëmurë nga boshti i kurrizit, të cilit ekipi i vizitave mjekësore i QKMF-së i ofron shërbime çdo të dytën ditë.