
Drejtori i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, Bashkim Hyseni, ka thënë se ai dhe punëtorët e tij, janë ndier keq për këtë informacion, i cili aspak nuk përkon me realitetin. Ai i ka bërë thirrje drejtuesit të këtij subjekti që ta shfrytëzoi kohën e pushimit dhe ta vizitoi këtë qendër dhe të bindet se aty më të vërtetë bëhet një punë e mirë nga punëtorët e këtij sektori, të cilët në të shumtën e rasteve janë vetë solidarë me kategorinë e njerëzve të përfshirë në skemën sociale."Këto janë informacione të rrugëve .E ftoi zotin Topalli që ta vizitoi këtë institucion, e jo të shërbehet me të pavërteta, e ti nxjerr prej sirtarit atëherë kur i duhen për ta sulmuar një institucion të respektuar " ka thënë Hyseni.
Edhe drejtori i Qendrës për Punës Sociale, Musa Baftiu, ka thënë se këto akuza përbëjnë një të pa vërtetë absolute, ngase punëtorët e tij, punën e kryejnë me kompetencë të plotë. Ai ka thënë se gjatë punës shpesh herë përballet me ankesa të shumta që vijnë nga qytetarët, e për të cilat fajtorë janë kriteret të cilat e pamundësojnë përfshirjen në skemën sociale.
Akuzave të ngritura një ditë më parë nga subjekti i Lëvizjes Vetëvendosje në adresë të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, lidhur me keqpërdorimet në sektorin e asistencës sociale, iu kanë përgjigjur të premten zyrtarë të kësaj drejtorie, por edhe drejtuesit e Qendrës për Punë Sociale (QPS) duke i demantuar dhe klasifikuar si të pavërteta.