Të nderuar qytetarë të Komunës së Ferizajt !
Përkundër sfidave të shumta, përkundër halleve të përditshme, përkundër dëshirës dhe pakënaqësisë sonë permanente nga dëshira që të jemi sa më të suksesshëm, konsideroj se po e përmbyllim një vit mjaft dinamik, një vit me plot ngjarje si në planin kombëtar ashtu edhe lokal.
Po e mbyllim një vit I cili do të mbahet mend për të gjithë ne nga shumë këndvështrime. Kryefjala e të gjitha këtyre mund të përmblidhet se :edhe këtë vit bëmë hapërim përpara në të gjitha sferat e jetës sonë, kontribuuam aq sa mundëm që të ngrisim cilësinë e jetës dhe mund të krenohemi se përmbushëm këtë qëllim.
Morëm edhe shumë mësime që do të na shërbejnë për të ardhmen. Ne punuam dhe u angazhuam maksimalisht që lista e sukseseve të jetë gjatë. Edhe vitin që po hyjmë po futemi me shumë plane, me shumë ambicie, me shumë kërkesa e dëshira tuaja që janë edhe tonat.
Po futemi në një vit për të cilin unë ju garantoj përkushtim të madh dhe të sinqertë në të gjitha fushat e jetës për të mundësuar mirëqenie, lumturi dhe harmoni të ndërsjellët.
Këtë do ta bëj pa e kursyer veten në misionin tim si kryetar komune sepse për ju ushqej ndjenjat më të larta të respektit dhe dashurisë.
Njëkohësisht pres edhe nga ju qytetarë të nderuar, që, ashtu si më përkrahët dhe më kuptuat e qëndruat pranë këtë vit, të më mbështesni edhe vitin tjetër, sepse mbështetja dhe përkrahja juaj është frymëzimi im kryesor.
Ju dëshiroj shëndet, lumturi, suksese në vitin që po vjen dhe përgjithmonë.
Urime Viti i Ri 2013 !
Me respekt
I juaji Agim Aliu
Kryetar i Komunës së Ferizajt
Aliu: Përkundër sfidave të shumta, përkundër halleve të përditshme, përkundër dëshirës dhe pakënaqësisë sonë permanente nga dëshira që të jemi sa më të suksesshëm, konsideroj se po e përmbyllim një vit mjaft dinamik, një vit me plot ngjarje si në planin kombëtar ashtu edhe lokal.