Numri një i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Agim Berisha ka përgënjeshtruar akuzën e LDK-së për keqpërdorimin e teksteve të vjetra shkollore nga disa drejtorë shkollash. Sipas tij, drejtoria e ka ndërprerë që në nismë shitjen e teksteve të vjetra, duke ua bërë me dije drejtorëve se nuk mund të ndërmarrin veprime të tilla pa vendim të Ministrisë së Arsimit.
“Është e vërtetë që në dy- tri shkolla, një matrapaz që ka dalë me një kamionetë, duke u thirre në emër të MASHT-it, ka bë një mashtrim, po e quaj mashtrim se nuk është dashur që drejtorët të hyjnë në këtë vijë, në kalkulime me atë zotriun. Megjithatë, ne e kemi stopuar menjëherë këtë çështje dhe ajo nuk përsëritet sepse, jo që janë mbledhë librat e vjetër nga nxënësit, por libra që kanë qenë disa vite të papërdorshme brenda në shkollë. Të jemi të qartë, këtë e kemi ndaluar”,është shprehur Berisha, duku dhëne edhe arsyet se pse nxënësit e Lagjes Sopaj duhet t’i ndjekin mësimet në Lloshkobare dhe nxënësit e Papazit duhet të udhëtojnë deri në Softaj.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit Agim Berisha, me këtë rast ka theksuar se nuk ka mundësi që të ndërtohen shkolla për nxënësit e Sopajve as për nxisnit e fshatit Papaz për shkak të asaj se numri i nxënësve është tejet i vogël dhe nuk ka mundësi që të sigurohet edhe kuadër arsimor. “Edhe këta 50 nxënës nëse i ndajmë nga klasa e parë deri në të pestën, i bie 10 nxënës për paralele, që do të thotë se ne nuk e kemi atë mundësi dhe atë standard të paguajmë mësues për 10 nxënës. Dhe largësia nga ku udhëtojnë nxënësit nuk i kalon dy kilometra. Respektivisht për nxënësit që i kanë mbi 2.9 kilometra, drejtoria respektivisht komuna, është e obliguar t’ua paguaj transportin”, tha Berisha.
Ndërsa sa i përket deklarimit të nënkryetarit të LDK-së lidhur me humbjen e orëve, Berisha ka thënë se kjo është matematikë shumë e pa logjikshme. “Nuk janë 900 orë të humbura në shkollën e Komogllavës, kjo është matematikë pa logjikë, sepse atje janë humbur tetë ditë mësimi dhe janë humbur 362 orë, të cilat pritet të kompensohen në fund të vitit shkollor”, ka potencuar këtë fakt drejtori Berisha. .
Drejtori komunal për arsim gjithashtu mohoi pohimet për mungesën e ngrohjes nëpër shkolla, përjashtuar gjimnazin “Dr Shaban Hashani”, si dhe mungesën e karrigeve të mjaftueshme për nxënës.
Këtë të hënë drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Agim Berisha, ka reaguar ndaj kritikave që ka bërë dega e LDK-së në Ferizaj.