Banorët e fshatit Talinovc të Jerlive, sonte duke filluar nga ora 18:00 në shkollën e fshatit Muhovc do të bëjnë zgjedhjen e përfaqësuesit të tyre legjitim, në kuadër të rregullores për bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe zonat urbane.
Ndërsa të shtunën zgjedhjet për kryetar të fshatit do të mbahen në Pleshinë në shkollën e fshatit, duke filluar nga ora 19:00.
Bëhet e ditur se deri më tash 15 fshatra të komunës së Ferizajt, janë bërë me kryetar të tyre
Vazhdon procesi i zgjedhjeve për kryetar të fshatrave