Nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e bëri Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu së bashku me Drejtorin e Kompanisë për Ujë dhe Kanalizim “Bifurkacioni”, Faton Frangu.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka theksuar se kjo marrëveshje është e një rëndësie tejet të madhe për shkak të asaj se çdo ditë e më shumë Komuna jonë, po angazhohet që qytetarëve të vet t’ju ofrojë kushte sa më të mira për jetë.
Ndërsa Drejtori i Kompanisë së Ujit” Bifurkacioni” Faton Frangu ka thënë se kompania në fjalë do të ofrojë shërbime të ujit sipas standardeve të caktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Prishtinë.
Në këtë marrëveshje specifikohen në mënyrë të detajuar edhe shfrytëzimi i ujit të pijshëm, por edhe përgjegjësitë e Komunës dhe të Kompanisë “Bifurkacioni”.
Komuna e Ferizajt dhe Kompania “Bifurkacioni” nënshkruan marrëveshje për menaxhimin e sistemit të kanalizimit fekal në fshatrat Zllatar, Sojeve, Bibaj, Dardani, Gaçkë, Greme, Sazli dhe Papaz.