Mustafë Grainca ,drejtor komunal për Ekonomi,Buxhet dhe Financa në Ferizaj thotë se ky është një trend mjaft i lartë në këtë segment, pasi vetëm në vitin 2012 e deri më tani në këtë qendër janë regjistruar diku 668 biznese , duke arritur në 971 numri i të punësuarve, e numri i bizneseve të çregjistruara gjatë kësaj kohe ka arritur në 68 .
Megjithatë ,përgjegjësitë lidhur me regjistrimin e një biznesi ende nuk janë bartur plotësisht nga ana e Ministrisë së Tregtisë ,duke pasur parasysh ,se për të lëshuar një certifikatë biznesi nga Qendra komunale e Regjistrimit aprovimi duhet të bëhet nga Qendra përkatëse e Ministrisë në fjalë.
Por, Mustafë Grainca,drejtor për ekonomi,buxhet dhe financa theksoi se interesim për regjistrim në këtë qendër ka shprehur kompania Italiane, e kjo sipas Graincës ndikon në të mirë të komunës së Ferizajt.
Ndryshe, projektin e Ministrisë së Tregtisë për decentralizimin e këtyre shërbimeve, ku tashmë edhe komuna e Ferizajt e ka gjithë teknologjinë përkatëse për kryerjën e këtij shërbimi e kishte financuar Banka Botërore.
Në komunën e Ferizajt që nga fillimi i qershorit të vitit 2012 është hapur Qendra komunale për regjistrim të bizneseve,e cila sipas zyrtarëve ka lehtësuar dukshëm këtë proces për qytetarët e kësaj komune,të cilët dëshirojnë të hapin dhe legalizojnë një veprimtari biznesore.