Sipas shefit të Zyrës së Prokurimit Fehmi Rekës, Komuna e Ferizajt ka shpallur një tender për transmetimin e seancave të Kuvendit të Komunës ku në të janë përfshirë tri televizionet lokale dhe secila prej tyre ka fituar nga një loto të këtij tenderi.
“Loto 1 e ka fituar Televizioni "Tema", ku do të bëjë informimin e qytetarëve të Komunës së Ferizaj, për rrjedhën e Asamblesë Komunale përmes transmetimit direkt, loto 2 e ka fituar Televizioni "Festina" ku do të bëjë informimin e qytetarëve të Komunës së Ferizaj, për rrjedhën e seancave të Asamblesë Komunale përmes transmetimit integral të tyre si dhe loto 3 e fitoi Televizioni "Liria" ku do të bëjë informimin e qytetarëve të Komunës së Ferizajt, për konkurset, njoftimet dhe shpalljet përmes prodhimit dhe transmetimit televiziv të video-spoteve për shërbim publik”, tha Reka.
Transmetimi direkt i mbledhjeve të Kuvendit të Komunës bëhet që nga mbledhja e nesërme dhe kjo bëhet me qëllim të vetëm që institucioni i Komunës të jetë sa më transparent me qytetarët, mediat, por edhe me shoqërinë civile. Ky tender është dy vjeçar.
Zyra e Prokurimit e Komunës së Ferizajt, ka nënshkruar tri kontrata me tri televizionet lokale të Ferizajt, për të bërë sa më transparente punën e institucionit.