Procesi për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave po vazhdon normalisht dhe pa probleme. Kështu bëri të ditur Drejtori i Drejtorisë së Administratës dhe Personelit në Ferizaj Vesel Zhinipotoku.
Sipas tij deri më tash janë 20 fshatra që janë bërë me kryetarin e tyre që në mënyrë të drejtpërdrejt, kryetarët e zgjedhur do të përfaqësojë të drejtat e banorëve në institucione.
Zgjedhjet për kryetar të fshatit do të mbahen të dielën në fshatin Rahovicë në shkollën fillore “Kemajl Hetemi”, në orën 18:00.
Drejtori i Drejtorisë së Administratës dhe Personelit Vesel Zhinipotoku, thotë se ky proces po vazhdon normalisht.