Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, janë mbledhur këtë të martë për të diskutuar pikat e rendit të ditës për mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës.
Në këtë mbledhje të tretën me radhë për këtë vit janë diskutuar këto pika të rendit të ditës.
Rekomandimi i Komisionit për dhënien në shfrytëzim të tokës së komunës, zgjedhja e komisionit për dhënien në shfrytëzim të tokës së komunës mbështetur në ligjin 04/L-144, propozim për miratimin e rregullores për barazi gjinore, propozim-vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm për ngastrën kadastrale nr.592-2, propozim-vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm për ngastrën kadastrale 561-1, propozim-vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm për pjesët e ngastrës kadastrale nr.139-0, 157-0, 156-0, 158-0, 127-0, 162-0, 155-0, dhe 164-0.
Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa në fund të kësaj mbledhje vendosën që këto pika të rendit të ditës të diskutohen në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës.
Këtë të martë, është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, në të cilën janë diskutuar çështje të shumta.