"Jam i emocinuar për shkak se kujtoj kohët kur kam shërbyer në kishë dhe jetuar në shtëpinë parohike. Me këtë shtëpi kam qenë i lidhur ngusht. Për mua sot është festë e madhe, sepse me kujton momentet e mira që kam kaluar këtu" ka thënë Kojiq.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jeftiq u ka bërë thirrje serbëve të zhvendosur që të kthehen në Ferizaj, ndërsa ka premtuar se institucionet vendëse do të bëjnë gjithçka për ta mbështetur procesin e kthimit.
“Ndihem mirë që marr pjesë në vënien e gurthemelit të kësaj shtëpie. Këtë e shoh si një simbol të thirrjes, në mënyrë që këtu të kthehen të gjithë ata që janë zhvendosur. Ne si ministri do të bëjmë gjithçka që i kontribuon kthimit të të zhvendosurve” ka thënë ministri Jeftiq. Pasi ka shfaqur kërkesën për rinovimin e kishës ortodokse në Ferizaj, e cila sipas tij është dëmtuar shumë, është lutur që kisha dhe xhamia, të vazhdojnë të jenë simbol domethënës i shqiptarëve dhe serbëve, ashtu siç ka qenë dikur.
"Dëshiroj që të gjitha objektet fetare pa dallim të jenë të riparuara. Megjithatë, falënderoj komunën, ish –kryetarin Xhemaili dhe kryetarin Aliu që kanë bërë gjithçka për krijimin e kushteve për komunitetin tonë. Shpresoj se edhe shqiptarët dhe serbët të jetojnë të shoqëruar nga toleranca ndërfetare, ashtu sikurse xhamia e kisha që qëndrojnë përballë njëra-tjetrës" ka thënë ministri Jeftiq.
Nga ana tjetër, drejtori për Planifikim dhe Zhvillim, Ardian Ferizi ka thënë se ndërtimi i kësaj shtëpie ka qenë i planifikuar që në kohën e qeverisjes së Xhemajlit, ndërsa para saj janë bërë rregullime të oborrit të kishës, rrethojës, largimi i gjitha barrierave dhe telave gjemborë.
"Gjithë këto janë bërë për treguar përkushtimin tonë për tolerancë ndërfetare e etnike, për të krijuar kushte për gjithë qytetarët që veten ta ndiejnë të lirë për të jetuar" ka theksuar Ferizi.
Ndryshe, aktualisht në Ferizaj jetojnë vetëm dy banorë serb, ndërsa në Talionoc dhe Bablak janë disa. Kleriku Kojiq ka thënë se edhe përkundër faktit se në Babush, janë ndërtuar shtëpi për të kthyerit, ata nuk janë kthyer.
Në oborrin e kishës ortodokse të Ferizajt, ka filluar të enjten ndërtimi i shtëpisë parohike, në të cilën do të jetojë, peshkopi Zhivojin Kojiq.