Për të nderuar jetën dhe veprën e tyre, familjarë, zyrtarë të institucioneve e qytetarë të tjerë , bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj.
Me këtë rast kryetari i shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, ka thënë fjalë miradije për këta dëshmorë, duke theksuar se falë gjakut të tyre erdhi edhe liria që sot po e gëzojmë të gjithë.
“Familja dhe populli duhet të jenë krenarë që i patën këta djem dhe amaneti i tyre duhet çuar në vend”, tha Bytyqi.
Ndërsa babi i dëshmorit Driton Islami-Toni, Kadri Islami, ka theksuar se dhimbje e tyre tashmë është shndërruar në krenari.
“Dëshmorët gjithmonë duhet përkujtuar për veprat e lavdishme që kanë bërë për lirinë e Kosovës të cilën po e gëzojmë ne sot”, tha Islami.
Në pllakat përkujtimore të dëshmorëve në Ferizaj u vendosën kurora me lule.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu me bashkëpunëtorë këtë të enjte ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Ferizaj, me rastin e 14 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Driton Islami-Toni dhe Sadik Bega –Murtaja.