
“Kur isha në Ferizaj për herë të parë në tetor të vitit të shkuar ,takova kreun e Ferizajt dhe ia prezantova projektin tim. Unë kam paraparë që të realizoj dicka konkrete dhe të përbashkët me komunën e Ferizajt. Kemi paraparë të blejmë autobusë dhe t’i dizajnojmë sipas nevojave që janë mungesë në këtë qytet,në mënyrë që të përhapim aktivitetet kulturore edhe nëpër fshatra. Psh.një biblio-bus,një traktor-teatër ,një kamion –muze etj. Unë thjesht jam e interesuar që të jap kontributin tim në afrimin e kulturës së Francës me këtë të Ferizajt,ngase në këtë të fundit kam parë pasuri të shumta ,përmes të cilave mund të promovohet arti dhe kultura e këtij vendi”.është shprehur ajo.
Ndërsa, Bedri Pajaziti,nga rrjeti i OJQ-ve “Avonet”në Ferizaj e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishme vizitën e nënkretares së Francës,ngase sipas tij Ferizaj mund të përfitojë në aspektin kulturor.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, këtë të mërkurë është takuar me Marie-Christine Mari Egger, nënkryetare e Anemasë së Francës.