Në këtë takim janë diskutuar çështje të rëndësishme sa i përket mërgatës, ne veçanti lidhur me kushtet të cilat ofron Komuna e Ferizajt, për të kthyerit nga mërgata.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast ka theksuar se komuna jonë, është njëra ndër komunat më të mira, e cila bashkatdhetarëve tanë ju ka ofruar të gjitha parakushtet për të investuar.
Me këtë rast është zhvilluar edhe një takim për drejtues të Ekskavatorit Company, si njëri ndër bizneset i cili është kthyer nga Diaspora dhe ka investuar në qytetin e Ferizajt.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, këtë të mërkurë është takuar me përfaqësues të Ministrisë së Diasporës të përfaqësuar nga Shukrije Ramadani dhe Naim Gashi.