Në prag të shënimit të Ditës ndërkombëtare të infermierisë, ditë kjo e cila vë në pah rëndësinë e rolit të infermierëve, në Ferizaj është zhvilluar një kampanjë me aktivitete të ndryshme shëndetësore. Ajo është organizuar nga Instituti i Evropës juglindore dhe Fakulteti QEAP Hajmerer i cili ofron programe studimi shëndetësore. Përfaqësuesja e këtij fakulteti, Afërdita Mustafa, theksoi se këto aktivitete i ka nisur në shkollën e mjekësisë në Ferizaj me prezantimin e një ligjërate që ka të bëjë me rolin e profesionit të infermierit.
Infermierja e Spitalit rajonal të Ferizajt,Afërdita Mustafa , njëherësh ka thënë se infermieria tashmë ka shënuar avancim.
Pjesë e kësaj fushate në ndër të shënimit të 12 majit ,ditës së infermierisë ishte edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt ,Agim Aliu dhe zyrtarë të tjerë komunalë. Ndërkohë merret vesh se kampanja të tilla janë organizuar edhe në Prishtinë,Pejë ,Prizren ,ndërsa në ditët në vijim ato të zhvillohen në Rahovec e Mitrovicë.
Pjesë e kësaj fushate të shënimit të 12 majit, ditës së infermierisë ishte edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt ,Agim Aliu dhe zyrtarë të tjerë komunalë.