Komuna e Ferizajt, përkatësisht Zyra e Prokurimit ë Komunës së Ferizajt, ka shpallur fituesin për rregullimin e qendrës së qyetit. Fitues i këtij tenderi janë konsorciumi “Eskavatori dhe Gërlica Company.
“Konsorciumi “Eksavatori dhe Gërlica Company”, është shpallur fitues me numrin maksimal të pikëve dhe me çmim prej 1 milion 41 mijë e 363 euro”, ka potencuar këtë faktë shefi i zyrës së Prokurimit Fehmi Reka.
Ky projekt konsiderohet si njëri ndër projektet më kryesore për këtë vit. Projekti i bulevardit të qytetit është duke u zhvilluar në kuadër të implementimit të planit rregullues të qendrës së qytetit, i cili plan parasheh mbylljen e rrugës kryesore për qarkullimin e automjeteve duke ofruar hapësirë të lire për qarkullimin e këmbësorëve, ambient për pushim dhe aktivitete për qytetarët. Synimi i Komunës është që ta urbanizojmë qytetin duke ofruar hapësira sa më të përshtatshme dhe të sigurta për qytetarët.
Konsorciumi “Eskavatori dhe Gërlica Company” janë përzgjedhur për t’i kryer punët për rregullimin e qendrës së qytetit të Ferizajt.