Ftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt, mediat, shoqëria civile dhe të gjithë të interesuarit e tjerë, të marrin pjesë në dëgjimin e parë publik të organizuar nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me temë “Zhvillimet e përgjithëshme në gjashtëmujorin e parë të këti viti si dhe procesi i hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore 2014-2016”.
Tubimi mbahet me 17 qershor (e hënë), me fillim në ora 10:00, në sallën e mbledhejeve të Kuvendit të Komunës së Ferizajt.
Bëhuni pjesë e vendimmarrjes.
Ju mirëpresim !
Ferizaj, 7 qershor 2013
Me respekt,
Agim Aliu, Kryetar i Komunës së Ferizajt
Njoftim për dëgjim publik