
“Para disa ditës, në Muzeun e qytetit të Ferizajt, pamë të ekspozuar një figurë prej 7 centimetrash madhësi. Dukej paksa e gjymtuar nga klithmat e epokave. Por, ajo figurë prej 7 centimetra, me ndonjë copëz të shpërndarë rrugëve të historisë, u besua të jetë rreth 8000 vjet e vjetër. Përmasë monumentale e një copëze guri a argjile, na bëri të gjithëve të besojmë se :nga një hap i vetëm dhe sado i vogël, krijohet epoka monumentale e lindjes të një qytetërimi. Ajo figurë, sot është dekretuar solemnisht si Hyjnesha e Varoshit, e gjetur vetëm 2.5 kilometra afër qytetit të Ferizajt dhe shënon gjurmën e nisjes së qytetarisë njerëzore në trevën ferizajase”, është shprehur Kryetari Aliu, duke nënvizuar se çdo lindje është një ritual në vetë . “Doemos, ka edhe dhimbjet e saja martirizuese. Edhe lindja e qytetit të Ferizajt, këtu e 140 vjet më parë nuk ishte e lehtë. Por, kishte kulturë mija vjeçare qytetarie në themelet e saj. Një identik i tullë kulturor, sikur kishte përcaktuar fatin e qytetit të Ferizajt, në rrugën e tij të bujshme të zhvillimit e emancipimit. Ferizaj është qytetit më i ri në Kosovës. Ndoshta edhe qyteti më i ri nga qytetet e mëdha të gjeografisë natyrale shqiptare. Por, është ndjerë i sigurt në themelet e vjetra të qytetarisë së virtytshme, dinjitoze dhe të emancipuar, Pellazge, Ilire ë të Arbërit.

Aliu, në mes tjerash ka thënë se dje Ferizaj ishte pikëtakim i tubimeve, kuvendeve e ngjarjeve të mëdha të historisë sonë kombëtare.
“Qytetarët e Ferizajt dhe trevës përreth tij, qëndruan drejt dhe asnjëherë nuk munguan në çfarëdo përpjekje për arritjen e idealeve sublime. Jo vetëm që nuk munguan , por ferizajasit, në proceset dhe etapa të ndryshme, ditën të jenë në ballë të thirrjeve për realizm të aspiratave shekullore. Ferizaj diti të jetë streha e përjetësisë për Mic Sokolin, Sefe Koshren. Diti të jete sofra e mbledhjes së burrave të mëdhenj të kombit, si, Hasan Prishtina, Isa Boletini e Bajram Curri. Ferizaj diti të jetë thirrja e kryengritjes për pavarësinë e Shqipërisë. Ferizaj diti të jete krisma e kundërshtimit të pushtetit serb, që nga viti 1912 e tutje. Ferizaj diti të jetë djep i ninullave të atdhedashurisë e qytetarisë sonë të virtytshme. Mijëra ferizajas u martirizuan në përpjekje për të ruajtur e kultivuar dashurinë për lirinë. Mijëra ferizajas u depërtuan me dhunë nga shtëpitë e tyre gjatë shekujve. Mijëra ferizajas mbijetuan dinijtitshëm plagët e betejave për lirinë. Mijëra ferizajas u terrorizuan kampeve serbe të përqendrimit.
Sot, teksa përkuleshim bashkërisht para Monumentit të Dëshmorëve mund të na ketë vajtur mendja tek figura e Hyjneshës së vjetër, Kujtuam epokat e tëra të gjakimit tonë për lirinë. Kujtuam mijëvjeçarët e përpjekjeve për të ndërtuar, kultivuar e shpërndarë virtytet e njerëzores, paqes, drejtësisë e lirisë. Dhe, kthyem kujtimin tonë 14 vjet përpara, kur në Malet e Jezrcit dhe në mbarë trevën e Ferizajt, po ndodhte beteja ndërmjet barbarisë e njerëzores, kujtuam ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ishin trashëgimia e krijesës së bukur socioevolutive pellazgo-iliro-shqiptare në njërën anë dhe shkëputjen e rrezikshme historike, ushtrinë gjenocidiale serbe, në anën tjetër”, është shprehur Kryetari i Ferizajt Agim Aliu.
Në gala koncert morrin pjesë orkestra e Radiotelevizionit Shqiptar si dhe artisë të mirënjohur të estradës.
Aktivitetet për shënimin e 140 vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizajt dhe 14 vjetorit të çlirimit është përmbyllur me gala koncertin në të cilin merrnin pjesë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Hajredin Kuqi, Deputet të Kuvendit të Kosovës, ministra të Qeverisë së Kosovës, zëvendësministra, familje të dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës, veprimtare e të burgosur politik, pjesëtarë të ekzekutivit të Komunës, kryetar të komunave si dhe shumë e shumë mysafirë të tjerë