Fillimisht Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në paraqitjen e tij ka thënë se planifikimet buxhetore për vitin 2014 do të bëhen sipas regjistrimit të ri të popullatës, nga i cili komuna e Ferizajt do të përfitoi një buxhet më të lartë prej 2. 5 milion euro apo shprehur në përqindje 12.08%.Aliu ka thënë se shuma totale e buxhetit të komunës për vitin 2014 do të jetë 23 milion e 256000 euro, mjete këto që do të shpërndahën në pozicionet buxhetore.
"Nga kjo shumë, 35% e buxhetit do të shkoi për investime kapitale.Kemi paraparë që të ketë ngritje edhe në kategorinë e subvencioneve për bujqësi dhe kulturë" ka thënë Aliu, pa harruar t’i përmend edhe kategoritë specifike, arsimin dhe shëndetësinë.
Në debat përveç qytetarëve merrnin pjesë edhe drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët edhe ngritën disa çështje që sipas tyre ishin të një rëndësie të veçant.
"Ju po silleni me qytetarët jo si kryetarë i komunës, por si kryetar i PDK-së.Si kryetar i komunës, jeni kryetar i të gjithë qytetarëve dhe duhet t’i mbroni interesat e tyre" theksoi Topalli.
Këtyre akuzave të ngritura të Vetvendosjes iu është përgjigjur Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, duke i mohuar të gjitha këto që sipas tij nuk përkojnë me realitetin. Aliu ka thënë se punësimet në arsim nuk bëhen me porosi partiake, por janë punësime që bëhen konform konkursit dhe se deri më tani nuk ka pasur ankesa.Ai gjithashtu ka vënë në dukjes e edhe për drejtorët e shkollave po kërkohën më të mirët, duke i kërkuar opozitës që të japin emrat e atyre që e meritojnë të jenë në postet drejtuese të shkollave.
I pari i Ferizajt, është ndalur tek zhvillimi ekonomik, duke thënë se pas Prishtinës kjo komunë ka rritjen më të lartë ekonomike në vend.
"Ne do të vazhdojmë ciklin investiv, tash kemi shumë projekte infrastrukturore që po jetësohen, këto po i shihni dhe po i prekni edhe ju për çdo ditë.Ne përfaqsojmë konceptin se pa një infrastrukturë moderne nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka mirqenie sociale.Infrastruktura është bazë e zhvillimit" ka thënë Aliu, duke u ndalur edhe te çështjet tjera të ngritura nga ky subjekt.
"Në mandatin tim nuk pasur zgjedhje për bordet e ndërmarrjeve publike, ne kemi krijuar këshillat e aksionareve të cilat do të merren me zgjedhjen e drejtuesve të bordeve.Ndëmarrjet publike kanë një menagjim specifik, ku janë të deleguar kompetenca edhe nga qendra edhe nga niveli loka, kur është në pyetje menagjimi" ka thënë Aliu.
Për më tepër ky debat është përcjellur edhe me tone mospajtuese sidomos tek tendertë, për të cilët Vetëvendosje thoshte se po ju jepen vetëm 2-3 ndërmarrjeve kontraktuese por jo edhe të tjerave dhe se kjo qasje sipas tyre nuk siguron zhvillim ekonomik, gjë që për të cilën Kryetari Aliu theksoi se këtë lëmi e rregullon ligji i prokurimit dhe se këtu nuk asnjë shkelje.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, para qytetarëve ferizajas, ka paraqitur “Zhvillimet e fundit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti si dhe ka diskutuar edhe për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2014-1016”.